Nga Prof. Dr. Tritan Shehu

Kush e ka shkruar “Flete rrufene” sotme te komitetit teknik!?

E bej kete pyetje se vetem teknike e profesionale nuk eshte ai prononcim i atij Komiteti, qe mbas nje heshtje te gjate leshoi nje “Rrufe” jo etike dhe thellesisht politike te shkruar ne disa zyra primitive, por pa ju pergjigjur asnje nga pyetjet qe prej kohesh kerkojne pergjigje si:

—A i qendron ky komitet mendimit te Kryeministrit te disa jave me pare gjate krizes ne Kakavije se testimet PCR jo vetem nuk kane ndonje rendesi, perkundrazi mund te te ngaterojne. A e ka burimin fakti qe ne jemi “delja e zeze” ne Europe tek ky konkluzion kryeministeror e a nuk eshte kjo nje interference per ate Komitet?

—Po per sulmin qe u beri Kryeministri disa kohe me pare perdorimit te maskave, cqendrim ka mbajtur ky Komitet dhe a nuk i eshte dukur edhe kjo ketij komiteti shkelje e kompetencave te tij?

—Cili ka qene roli i ketij Komiteti per bllokimin talebanesk te laboratoreve te vendit per muaj te tere, gje qe ka lene pasoja te renda ne testimet e popullesise?

—Cfare mendimi ka ky komitet per menjanimin e kujdesit paresor nga kjo perballje, mungesen e protokolleve dhe te rimbursimit te shpenzimeve ndaj pacienteve ambulatore?

—Si i konsideron ky Komitet nivelet tona spitalore e reanimatore Covid dhe a e gjen te aresyeshme mos shfrytezimin e kapaciteteve te tilla me te mira qe ka vendi, publike qendrore a ne Qarqe keto?

—Cfare mendimi ka ky komitet per sigurimin e Vaksines Covid nga COVAX, kur dihet se ky organizem operon vetem per 20% te popullesise e me afat kohor fundin e 2021?

—Pse ky Komitet nuk ben se paku ate qe bene koleget ne Kosove, qe po blejne direkt vaksinen ne sasi te plota e ne kohe livrimi si vendet e BE?

Ne fakt pyetje te tilla jane grumbulluar me qindra, sepse asnjera nuk ka marre pergjigje nga ky “Komitet”, qe tashti shpertheu me nje zhargon shume larg atij profesionalit ne fyerje e etikime, tipike per nje fjalor Rilindas.
Pra sigurisht kjo Flete Rrufe eshte shkruar diku aty!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu