Përmes një reagimi, analisti Artur Zheji i përgjigjet kryeministrit Edi Rama lidhur me Mini-Schengenin Ballkanik, duke i kujtuar këtij të fundit se, kur në Kosovë, 20 vite më parë, derdhej gjak, ai hante peshk krudo dhe zbavitej.

Në fund, analisti ka edhe një këshillë për kryeministrin, të kthehet pas, pasi sipas tij, ka shkelur në një minë shumë të rrezikshme.

Ja çfarë shkruan Zheji:

“E bëri edhe këtë ay, kryeministri ynë! E bëri mbledhjen e ballkanasve veriorë, pa Kosovën dhe duke i kthyer dukshëm shpinën kësaj toke të përgjakur?!

Kush e këshillon?

Kush e shtrëngon, kush e mban peng dhe çfarë e nxit kryeministrin që duket se e njeh fare pak historinë e vendit të tij?

Ku ishte ky lloj robi, 20 vite më parë kur derdhej gjak në Kosovë dhe ay, hante peshk krudo, tregonte qyfyre dhe zbavitej, si ministër kulture?

Është kjo një hakmarrje ndaj Bashkimit Europian dhe ndaj Berlinit?

Është ky një lapsus?

Mendoj se ka kohë të kthehet pas ky, sepse ka shkelur një minë shumë të rrezikshme!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu