Nga Ylli Dylgjeri
E keni pare Ramën dhe Ahmetaj këto ditë kulmi Pandemie që bredhin për të 10-tën herë në sheshe ndërtimi shkollash e banesash?
Kane gjetur kohën për të na treguar se “Ne jemi ne punë”.
Para 7-8 muajsh dilnin ne TV, per masat që po merreshin për Pandeminë.
Izoloi vendin, nxorri autoblindat, bëri tenderat sekret, nxori gazetarët e mjekët mercenare për të na mbushur mëndjen se nuk duhen maskat
dhe mjeku i familjes etj, etj.
Po sot?
Situata është në kolapas total. Mjekët raportojnë nga makinat e ambulancave me të infektuar që dergjen barrelave, fotot e shtypit me të vdekur ne morg hedhur dyshemeve si të ishin në Kosharen e djegur nga serbet.
Këto nuk i them unë, as Meri astrologia.
I thonë mediat. I thotë publiku. I thonë mjekët.
I thonë gjysëm komunikatat e qeverise. I thotë opozita.
I thonë nekrologjitë në shtylla. I thonë varrezat e qyteteve…
Po OBSH-ja çfarë thotë?
COVID-1COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon një valë të tretë të pandemisë në vitin 2021, nëse autoritetet dështojnë në izolimin e rasteve.
Lajmi bëhet i ditur nga përfaqësuesi i OBSH, David Nabarro, i cili tha se qeveritë duhet të kishin marrë masat. “Ata (qeveritë), nuk ndërtuan infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi vunë valën e parë nën kontroll.
Tani kemi valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Nabarro, i cili garoi në vitin 2017 për tu bërë drejtor i OBSH, por pa sukses- raporton Reuters.
Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon një valë të tretë të pandemisë në vitin 2021, nëse autoritetet dështojnë në izolimin e rasteve.
Lajmi bëhet i ditur nga përfaqësuesi i OBSH, David Nabarro, i cili tha se qeveritë duhet të kishin marrë masat. “Ata (qeveritë), nuk ndërtuan infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi vunë valën e parë nën kontroll. Tani kemi valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Nabarro, i cili garoi në vitin 2017 për tu bërë drejtor i OBSH, por pa sukses, raporton Reuters…
Do me transparence zoti Rama?