Jutta Gutzkow, kryetare e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, e pranishme në konferencën ‘Liri pa urrejtje’ e organizuar nga Avokati i Popullit ka përmendur dhe paketën e fundit ‘Anti shpifje’ të miratuar Parlamenti i Shqipërisë’.

‘Këshilli i Evropës ka ngritur shqetësime për përputhshmërinë me standardet e KiE dhe të vendeve të tjera të BE-së të paketës ligjore të miratuar së fundmi për mediat. Këto shqetësime i janë prezantuar dhe komisionit të medias në Kuvend.

Ne nuk kemi pasur mundësi ta shqyrtojmë me hollësi këtë paketë, por sapo ta bëjmë do i adresojmë.

Liria e shprehjes jep mundësinë për debat dhe të gjithë duhet të ndihmojmë në mbrojtjen e lirisë së fjalës’, u shpreh Gutzkow gjatë fjalës së saj.

Gjithashtu ajo theksoi se për KiE është e rëndësishme liria e fjalës dhe që shoqëria të adresojë diskriminimin si problem dhe të luftojë gjuhën e urrejtjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu