Shpopullimi i Shqipërisë nga të rinjtë, detyrimi i largimit të tyre jashtë vendit për të patur një jetesë dinjitoze, ka bumerangun e vet dhe pasojat në shoqëri e në çdo sektor në vend të cilat janë të dukshme.

E gjithe kjo per “merite” te politikes shqiptare, ku as qe do t’ja dije per qytetaret e vet, mireqenien e tyre dhe jetesen ne vendin e tyre.

Nderkohe qe deputetja socialiste e Gjirokastres dhe Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ne nje aktivitet te tregtise Shqiptaro-Greke, u ka bërë thirrje të rinjve grekë të vijnë, të punojnë, të dashurohen dhe të martohen në Shqipëri.

“Bizneset apo miqtë grekë të vijnë të punojnë, të jetojnë, të dashurohen apo të martohen këtu në Shqipëri apo anasjelltas”, deklaroi Kumbaro ndër të tjera.