Në të gjithë atë që ndodho në 24 orët e fundit mes të enjtes dhe të premtes, ka mbetur një mister. Arritja e një marrëveshje surprizë në minutat e fundit mes shumicës, opozitës dhe Rudina Hajdarit (të gjithë kanë hedhur firmën) ka lënë pas një pyetje enigmë: Çfarë e detyroi Ramën të tërhiqet nga ajo për të cilën u betua se s’do ta lëshonte?

Mjafton të shikosh emisionin e para dy diteve “Opinion” dhe debatin e kryeministrit me Fevziun, Rakipllarin dhe Artan Hoxhën, për të kuptuar se Rama mbrojti për gati 20 minuta sistemin e komisionerëve të depolitizuar.

Ai rendit një sërë argumentesh se përse duhej bërë tani, se çfarë kishte rekomanduar ODHIR, dhe se çfarë kërkonte BE. Edhe në Tv Klan, ai mbrojti të njëjtat teza që kishte thënë gjatë fjalës së tij të gjatë paradite në parlament, duke krijuar përshtypjen se PS nuk lëvizte nga ky instikam.

Pra konkluzioni është se mbrëmë deri në mesnatë ai nuk qe i vetëdijshëm që duhej ta bënte këtë lëshim.

Po atëherë çfarë ndodhi?

Pse kryeministri kreu një piruetë 180 gradë? Kush e detyroi të tërhiqet?

E vetmja hipotezë është ajo e humbjes së peshës së ambasadores amerikane Yuri Kim dhe marrjes së stafetës sërish nga BE, ku trysnia gjermane mendohet se ka qenë tejet e fortë për plotësimin e kushteve të opozitës. Ndërkohë që Yuri Kim e kishte konsideruar shumë të mirë draftin e arritur në rezidencën e saj, stafi i Sorecas i çoi PD një version të ri kompromisi. Sipas asaj që propozoi delegacioni i BE-së në Tiranë: “Kryetari në komisionet zgjedhore, që është i vetmi që ka rol vendimmarrës, nuk duhet të vinte nga rradhët e administratës publike, ndërkohë që 2 ndihmësit pa të drejtë vote mund të ishin punonjës të administratës. Përjashtimisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale edhe 2 ndihmësit nuk duhet të ishin punonjës të administratës publike.”

Të premten paradite PD i tha PO këtij versioni. Pikërisht këtu mendohet që Rama të jetë gjendur i papërgatitur. Ai nuk e ka pranuar këtë “deal”. Diplomatët kanë filluar sërisht lëvizjet dhe në këtë pikë nuk kuptohet mirë se kush propozoi rikthimin tek formula e vjetër me komisionerë partiakë.

Në mbrëmje tryeza nuk u mblodh më në rezidencën amerikane dhe u kthye në pallatin e kongreseve me marrëveshje gati për firmë. Edi Ramës që kishte dorëzuar shumë më tepër se sa kishte menduar një natë më parë, si mbeti veçse të bënte ironi me Bashën: “Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”! Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata. Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë” shkroi ai pasi gjithçka qe firmosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu