40 punetore sezonale jane kthyer mbrapsht nga autoritetet shendetesore greke ne Kakavije, pasi njeri prej tyre rezultoi pozitiv me Coronavirus.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme, ku punetoret sezonale ishin duke shkuar me autobuz ne Greqi.

Gjate kontrollit testues RAPID autoritetet greke zbuluan se nje 56 vjecar nga Fieri me inicialet G.M. rezultoi pozitiv, ndonese kishte ne dore analizen e negativitetit te bere ne nje prej laboratoreve te specializuar ne kryeqytet.

Kaq ka mjaftuar qe i gjithe autobuzi me punetore sezonale te kthehet mbrapsht ne Shqiperi pasi kjo eshte nje procedire standarte qe zbatohet ne te tilla raste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu