Paraditen e sotme ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.
Behet e ditur, se operacioni ka nisur me objektet që janë fare pranë bregdetit.
Ne fakt janë me dhjetëra objekte në Ksamil, të cilat janë në plan për t’u prishur.
Operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje u njoftua nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.
Aksioni do të vijojë pothuajse në të gjitha zonat bregdetare të vendit.