Policia e Sarandës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë zhvilluar një operacion në vendin e quajtur Pema e Thatë në Ksamil.

Si rrjedhojë e këtij operacioni janë sekuestruar 300 shezlonge.

Ky aksion i policisë vjen në vijim të operacionit të tre ditëve më parë ku u sekuestruan në të njëjtin vend 489 shezlonge dhe u proceduan pronarja dhe i biri i saj administrator.

Burime policore bënë me dije se operacioni po vijon në brendësi të plazheve të Ksamilit, përballë “3 Ishujve”.