Kryetari i Forumit Rinor i PEISH-se Gjirokaster Ernest Lulo, i ka bere thirrje te gjithe moshatareve te vet, per te protestuar fuqishem per cdo padrejtesi qe ka kapluar vendin.

Per me teper lexoni thirrjen e tij:

Të nderuar bashkëmoshatarë, të dashur miq Duke vizituar cep më cep, qytetin e bukur të Gjirokastrës, ajo që më ra në sy dhe më shurdhoi veshët ishte zëri i gjithë bashkëmoshatarëve të cilët diskutojnë si të ikin nga ky vend!! Po pse ndodh kjo, nga se kemi frikë ne, nga se kanë frikë të rinjtë?!

Sikur vendi të jetë një tunel pa shpresë por veshët e tu gumëzhijnë nga propaganda e pushtetit dhe e disa rrogëtarëve që janë të detyruar të flasin mirë për këtë gjendje katastrofë dhe kjo është një nga ato gjëra që të mërzisin më shumë. Unë zgjedh të protestoj! Kur të rinjtë mbarojnë studimet e larta dhe specializohen në një fushë të caktuar dhe më pas përfundojnë kamarier ose punëtorë në vendet e botës, unë zgjedh të protestoj!

Kur pushtetarët tanë emërojnë në poste drejtues individa partiakë dhe të pa shkolluar, unë zgjedh të protestoj! Kur pushteti promovon projekte madhore ndërsa qytetarëve i’u mungojnë gjërat bazike jetike, unë zgjedh të protestojë! Kur pushteti hap portale online që qytetarët të shprehin pakënaqësitë e tyre, por në të vërtetë i’u cënohet e drejta e fjalës, unë zgjedh të protestojë! Kur pushteti përuron qindra vende pune të reja, unë përfitoj nga rasti ti uroj sezon të mbarë gjithë tremujorëshave shqiptarë ne greqi! Për të gjitha këto që përmenda më lartë, unë zgjedh të flas për të drejtat e mia, i bëj thirrje gjithë bashkëmoshatarëve të bashkohen, për të ardhmen e tyre, për vendin tonë!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu