Olsian Çela, Prokurori i Pergjithshem ka raportuar sot ne nje seance parlamentare lidhur me performancën e institucionit që drejton.

Nder të tjerave ai është pyetur edhe për kandidate të cilët kanë dalë fitues në 25 prill, por shume prej tyre rrezikojnë qe t’a humbin mandatin e deputetit në 9 shtator nga këto hetime.

Kryeprokurori deklaroi se askush nga të dyshuarit nuk është i sigurt, pasi hetimet nga ana e organit të akuzës po vazhdojnë.

“Në rastet kur kanë mbërritur përgjigjet e ka pasur nevojë për verifikime të mëtejshme është vijuar më pas me letër porosi, për marrjen e rezultateve në totalin e tyre. Kur këto rezultate të jenë të plota, ne do i trajtojmë të gjitha të dhënat që kemi grumbulluar e do ia drejtojmë KQZ”, tha ai.

Gjithashtu kryeprokurori u pyet më konkretisht për faktin se para fushatës elektorale, KQZ ka dërguar 28 kandiatë për verifikim të thelluar të 9 subjekteve politike dhe meqenëse nuk është ceritifkuar rezultati  a ka deptuetë që teorikisht pretendojnë të jenë fitues, por  mund t’a humbin mandatin në 9 shtator.

“Të gjitha rastet janë në proces, për disa raste janë përfunduar e janë bërë publike rezultatet të cilat ne ia kemi dërguar KQZ. Rastet e tjera lidhen me çështje të cilat duhen bërë verifikime jashtë vendit. I janë bërë kërkesa Interpolit, që bën kërkesa në të gjitha vendet e BE e të tjera, dhe jemi në pritje të përgjigjeve nga ata.-deklaroi Çela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu