Kryeministrja e Sërbisë Ana Brnabić mengjesin e sotem ka zhvilluar nje bisede telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke e informuar se Sërbia heq testin e detyrueshem PCR per qytetaret shqiptare, te cilet hyjne apo kalojne tranzit per ne Sërbi, prej dates 14 janar e ne vazhdim.

Lajmi u be i ditur nga agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’.

Brnabić dhe Rama kane biseduar rreth temave aktuale dhe mardheniet ndershteterore.

Dy kryeministrat kane folur edhe per luften AntiCovid, si dhe per hapat e metejshem ne kuader te inicijatives “mini Sengen“.

Ne plan eshte edhe nenshkrimi i tre marreveshjeve te reja mes dy shteteve.

Kryeministri shqiptar permes Brnabić ka pershendetur dhe uruar presidentin sërb Aleksandar Vucic dhe popullin serb per Vitin e Ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu