Kryeministri Rama, tërmetin e 26 nentorit e shfrytëzoi mjeshtërisht. Dhe po vazhdon akoma duke e përdorur para publikut, opozitës dhe ndërkombëtarëve, ndërkohë që banorët janë akoma të pastrehë. Nuk themi se qeveria mund ti bëjë për dy muaj ndërtesat e reja, por për të gjetur kushte strehimi provizor me fondet e qeverisë duhej të ishte treguar njerëzore. E jo nga buja e fillimit ku i dërgoi në hotele me katër yje dhe në janar i nxori për të gjetur vetë shtëpi me qera e ku qeraja ka shkuar në malore të madhe për takatin e banorëve.

Propoganda qeveritare, e ngërthyer me interesat e disa pronarëve të mediave, e kanë pikturuar kryeministrin Rama si njeri që lodhet për popullin, si njeri që vrapon sa nga Stambolli në Romë e në Berlin për të gjetur fonde për rindërtimin e banesave të atyre që u rrënuan nga tërmeti i 26 nentorit.

Një propogandë përfekte djallëzore, në mos të themi e poshtër, po kaplon çdo shtëpi ku sa hapin TV shikojnë kryeministrin duke puthur duar plakash apo koka fëmijësh në hall prej tërmetit dhe më pas e tregojnë duke hypur në avion për te vëllai turk, Presidenti Erdogan.

E gjitha me skenar të asistent-regjizorit qeveritar Endri Fuga e ku regjia luhet në zyrën e kryeministrit. Mënyra e lajmëve dhe propogandës së kryeministrit ka në thelb për të futur opium në mendjet e njerëzve që “Rama është në hall nga fatkeqsia natyrore e tërmetit dhe po bën gjithçka për të gjetur fondet”. Skenari edvinist është që anashkalon problemet ekonomike të gjithë shqiptarëve, problemet me mungesën e demokracisë si dhe mospasjen e një parlamenti përfaqësues dhe me integritet, mbulon planin e uzurpimit të gjithë pushtetëve, etj.

Pra paraqitet si “hallexhi” para popullit, për popullin!

Por nëse mbetet kaq i merakosur kryeministri, pse nuk lejon që prokuroria të hetojë dhe arrestojë shkaktarët e vertetë të 51 viktimave të 26 nentorit 2019, por ka lejuar arrestimin e 35 fukarenjëve në Tiranë? A ndodhen vdekjet në Durrës dhe Thumanë? Pse asnjë ndërtues apo kryebashkiakë i zonave në fjalë nuk është arrestuar?

Ata nuk arrestohen se janë pjesë e kupolës së Rilindjes, ata janë suporti financiar dhe kriminal për votat që mori në zgjedhjet e kaluara.

Edi Rama është i qartë në lojën e tij për të mbajtur pushtetin. Ai, edhe i detyruar nga ndërkombëtarët, po miraton reformën zgjedhore deri me 15 mars 2020. Dhe para Samitit të Zagrebit në Kroaci, kur mund të merret një vendim nga BE për negociatat me Shqipërinë, përflitet në kupolën e Rilindjes (se PS-ja ka marue!) që kryeministri do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duke përdorur variantin kushtetues  ku kryeministri kërkon Mocion Besimi në parlament dhe nuk e fiton (pra i porosit vetë deputetët e pazarit të Milotit). Dhe e çon vendin për 45 ditë në zgjedhje të parakohshme, por me këtë qeveri.

Ai mendon se opozita nuk futet apo nuk pranon me Ramën kryeministër!

Por opozita do ta rrëzojë me votë edhe me Ramën kryeministër!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu