Ish kryediplomati shqiptar Tritan Shehu ka komentuar viziten e djeshme te kryeministrit Rama ne Itali dhe takimin qe ai pati me homologun Conte.

Zoti Shehu shprehet se kreu i qeverise italiane percakton vendin tone ne nje krize te thelle institucionale dhe politike. Permes nje statusi ne FCB, zoti Shehu ka ndare me publikun detaje te takimit mes dy kryeministrave dhe ndjeshmerin qe paraqet per Italine, kriza politike ne vend.

Statusi i plote i ish kryediplomatit Tritan Shehu.

Kryeministri Conte ne konferencen e perbashket per shtyp percakton Shqiperine nen “nje krize te thelle e te zgjatur politike e institucionale”, duke i thene keshtu te gjitha, qe nga “Kuvendi” anti kushtetues, te shkaterrimi i pushtetit lokal si pasoje e farses zgjedhore te 30 Qershorit, te mungesa e gjykatave kryesore, institucioneve te tjera e deri te problemet e medha politike te vendit qe te gjitha bashke kane dhene nje deformim te thelle te demokracise.
Nen nje shqetesim te thelle te tij dhe te Italise mike per keto si dhe per krimin, trafiqet etj, ai i kujton maxhorances pergjegjesite e i kerkon te ndermare hapat per zgjidhjen e kesaj krize, duke evokuar qartesisisht faktin se kjo mund te zgjidhet vetem me opoziten, dhe si te tille ai pa dyshim definon ate me te cilen “dialogoi” ne Tirane nepermjet takimit me Z.Basha.
Rama, qe ishte vetem dy metra larg Contes nuk “degjon” asgje, ai vazhdoi te flase per “sukseset” e Rilindjes dhe akoma me keq provokoi Kryeministrin italian kur ju pergjigj se “reforma zgjedhore do te realizohet ne Kuvend”, pra me veht vehten!!!
Por ai harroi nje thenie te vjeter, “zullumi keputet duke u trashur”, dhe ne fakt ai tashme eshte “trashur se tepermi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu