Parlamenti francez është duke mbajtur një seancë parlamentare ku në fokus është problemi i emigracionit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri francez, Édouard Philippe përmendi edhe rastin e Shqipërisë. Sipas tij është paradoks që një vend që synon të jetë kandidat për në BE, është e dyta sa i përket numrit të azilkërkuesve.

“Debati do të përfshijë “rritjen e mprehtë të kërkesës për azil”, e rritur në 123.625 njerëz në 2018, një rritje prej 22% në një vit. Në mesin e këtyre aplikantëve, ka shqiptarë dhe gjeorgjianë, shtetas të vendeve që konsiderohen “të sigurta”. Ata rënditen janë të dytët dhe të tretët, pas afganëve”, tha ndër të tjera Philippe.

“Një vend kandidat për në BE, që është i dyti për nga azilkërkuesit. Një paradoks”, shtoi kryeministri francez.

Debati për emigracionin vjen në parlamentin francez pas kërkesës së presidentit Emanuel Macron, i cili prej muajsh ka kërkuar një ligj të ri, i cili rregullon edhe kërkesat për azil.

“Asgjë nuk është më nën kontroll. Numrat pasqyrojnë një situatë alarmante. Ndalimi i emigracionit nuk është vetëm i mundshëm, por edhe jetësor … ”, do të shprehej kryetarja e Frontit Nacional, Marine le Pen, në një konferencë për shtyp para nisjes së seancës parlamentare.

Franca, së bashku me Holandën dhe Danimarkën janë tre vende që janë skeptike sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe fjala e sotme e kryeministrit francez mund të merret si një “Jo” e sigurtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu