Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një konferencë për shtyp tha se vendimi i Këshillit të Ministrave për refuzimin e negociatave me Shqipërinë është dështim personal i kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër, kryetarja e LSI-së tha se me kryeministrin Edi Rama në krye Bashkimi Europian është një mision i pamundur për shqiptarët. ”Përgjegjësi i vetëm për këtë pengesë që i bëhet rrugës Europiane të Shqipërisë është vetëm Edi Rama. Me Ramën BE është një mision i pamundur dhe një ëndërr e parealizuar për shqiptarët. Dështimi i Ramës është individual dhe personal”.

Pjesë nga deklarata

Dita e djeshme dhe në vazhdim do të jenë ditë të trishta për shqiptarët. Shqiptarët e kanë kuptuar që Europa është me ta, por ata janë peng i Edi Ramës. BE ka treguar qartë se kush janë problemet e thella dhe plagët që i ka hapur Edi Rama.

BE e refuzoi një qëndrim të tillë dhe u tregoi shqiptarëve se duhet të lirohen nga kapja e shtetit, kapja e drejtësisë dhe përgjegjësi i vetëm për këto plagë është vetëm Edi Rama. Të gjithë shqiptarët kanë kuptuar qartë se me Ramën integrimi është një objektiv i pamundur. Dorëheqja e tij është më e pakëta që mund të bëjë.

Dështimi i Ramës është individual. Ai zgjoi t’i grabisë shqiptarët, t’i detyrojë të largohen nga Shqipëria. Europa është e ardhmja e vetme e sigurt dhe vendimi i tyre është i prerë, të largojë Edi Ramën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu