Teksa nesër ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pritet të nisë vizitën zyrtare në Tiranë, ish deputeti dhe ish ministri i jashtëm i Shqipërisë Tritan Shehu, në një intervistë për RTV Ora ka komentuar rëndësinë e saj dhe çfarë pritet pas saj.

Sipas Shehut, kjo është një vizitë e rëndësishme për faktin se është e para vizitë e një ministri të qeverisë Kyriakos Mitsotakis, ndërsa shtoi se sjellja e kryeministrit Edi Rama ka ndikuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Është një vizitë e rëndësishme sepse është vizita e parë e një ministri të qeverisë të Mitsotakis, një qeveri konservatore dhe europianiste. Veçanërisht pas një periudhe të gjatë, 8 vjeçare, marrëdhënie aspak korrekte mes Shqipërisë dhe Greqisë si pasojë e kryeministrit dhe ministrit të jashtë Rama”, tha Shehi.

Ish deputeti demokrat foli edhe mbi atë që është “pika e nxehtë” në marrëdhënien mes dy vendeve, atë të paktit detar. Sipas Shehut, marrëveshja e 2009-ës, e arritur nga qeveria Berisha, u anatemua nga Rama, çka solli edhe cënim të marrëdhënieve Tiranë-Athinë.

“Nuk pres të ketë arritje dhe konkretizime të mëdha”, tha Shehu sipas të cilit qeveria Rama është një qeveri në ikje dhe si e tillë nuk mund të rregullojë në 6 muaj marrëdhëniet që ka prishur në 7 vjet e gjysmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu