Kryetari i Partise Demokratike dega Gjirokaster, Dasho Aliko, ka uruar te gjithe besimtaret ortodokese me rastin e Pashkes Ortodokse.

Permes nje postimi-urues ne fb, Aliko nder te tjera shprehet se: ”Kjo ditë e shenjtë që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ringjalljen e shpresës për ditë më të mira, le të shërbejë për të gjithë edhe si ditë e reflektimit dhe e inspirimit për të evidentuar e konsoliduar vlerat e vërteta shpirtërore të banoreve te qarkut tone.”

Ja urimi i plote i Alikos:

Në këtë ditë të shënuar dëshiroj t’ju shpreh gjithë besimtarëve ortodoksë te Gjirokastres dhe te gjithe qarkut, urimet më të ngrohta e të përzemërta në ditën e kremtimit të Pashkës!

Kjo ditë e shenjtë që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ringjalljen e shpresës për ditë më të mira, le të shërbejë për të gjithë edhe si ditë e reflektimit dhe e inspirimit për të evidentuar e konsoliduar vlerat e vërteta shpirtërore të banoreve te qarkut tone.

Në emër të anëtarësisë së PD Gjirokastër dhe në emrin tim personal, ju uroj gëzuar dhe njëherë Pashkën!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu