Kryetari i Partise Demokratike Gjirokaster, Dasho Aliko, ka paralajmeruar drejtoret e ‘Rilindjes’ ne Gjirokaster, qe te heqen dore nga perpjekjet e tyre deshperuese ne deformimin e votes se gjirokastriteve.

Gjithashtu Aliko, ne postimi e tij ne fb i ka bere thirrje te gjithe punonjesve te administrates publike, qe te mos presionohen nga ata qe kane pushtet edhe vetem dy dite.

Ja postimi i plote i Alikos:

Të nderuar bashkëqytetarë të mij, të nderuar demokratë pjesë të strukturave!

Dua t’ju falenderoj për shpirtin e sakrificës që keni dëshmuar gjatë ditëve të fushatës elektorale e cila kulmon me fitoren e madhe të së dielës.

Nuk gjej dot fjalët për t’ju vlerësuar dhe falenderuar për të gjithë kontributin tuaj të vyer që keni dhënë dhe po jepni për të mirën e përbashkët, për një Gjirokastër që fiton.

Perfitoj nga rasti në emrin tuaj t’u drejtohem gjithë qytetarëve që na kanë celur dyert në këto ditë të vështira ku presioni, arroganca dhe arbitrariteti kanë qenë në kulm nga ana e pushtetit rilindas.

Me keqardhje po konstatoj angazhimin antiligjor të drejtorëve të Rilindjes në Gjirokastër duke filluar që nga Feruni e deri më i fundit të cilët po shkarkojnë të gjitha energjitë e tyre për të deformuar vullnetin e qytetarëve që duan të votojnë të lirë të dielën.

Zotohem përpara të gjithë miqve të mij dhe bashkëqytetarëve të mij gjirokastritë, se as Feruni dhe as drejtorët e tjerë që po marrin pjesë në krimin elektoral, nuk do të shpëtojnë nga përgjegjësia penale pas 25 prillit.

Të jeni të sigurtë se ndëshkimi juaj do të shërbejë si model për të gjithë ata që guxojnë të tjetërsojnë votën.

Kam një thirrje për punonjësit e administratës publike që gjenden nën presionin e rrugacëve të Rilindjes të veshur me pushtet të përkohshëm.

Mos u presiononi, mos bini pre e presioneve të atyre që kanë pushtet edhe dy ditë. Koha e tyre perëndon të dielën. Ndaj, votoni të lirë për atë subjekt politik apo kandidat që juve dëshironi. I’u drejtohem atyre familjeve që Rilindja i ka lënë të varfër në këto vite. Mos e shisni votën! Edhe nëse ju vijnë sekserët e Rilindjes me monedha në zarf, merrujani dhe votën cojeni gjetkë sepse vota juaj është e mbrojtur nga Partia Demokratike dhe do të lexohet ashtu sic hidhet pavarësisht se për kë votoni.

Po ju drejtohem për herë të fundit drejtorëve të Rilindjes!

Mos vazhdoni të shkelni ligjin sepse askush nuk do t’u mbrojë të nesërmen. Veprimet tuaja nuk do ngelen pa përgjigje të nesërmen. Vota është e shenjtë ashtu sikurse dinjiteti i njerëzve. Kemi materiale dhe prova filmike që nuk do t’i mohoni dot në ballafaqim me organet ligjzbatuese. Partia Demokratike ka interes vetëm procesin ndërsa ju deformimin e tij.

Sigurojmë të gjithë punonjësit e administratës që nuk janë përzier në aferat e Rilindjes për presionimin e qytetarëve, se do të kenë mbështetjen e PD nesër në qeveri.

Me respekt

Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokaster.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu