Kryetari i PD-se Gjirokaster Dasho Aliko, ka denoncuar presionin e ndermarre nga ‘rilindasit’ ndaj administrates vendore.

Permes nje shkrimi ne rrjetin social te fb-se, Aliko ka bere me dije, se: “PD Gjirokastër, po konstaton ditët e fundit se qeverisja vendore, agjencitë që varen nga ajo, si dhe drejtoritë rajonale apo dhe lokale në Qarkun e Gjirokastrës, po intensifikojnë me egërsi fushatën e presionit mbi punonjësit e administratës.”

Ja shkrimi i plote i Alikos:

PD Gjirokastër, po konstaton ditët e fundit se qeverisja vendore, agjencitë që varen nga ajo, si dhe drejtoritë rajonale apo dhe lokale në Qarkun e Gjirokastrës, po intensifikojnë me egërsi fushatën e presionit mbi punonjësit e administratës.

Ditë për ditë, në të gjitha institucionet, nëpunësve të administratës po u kërkohet dorëheqja nën shantazhe dhe presione pa asnjë motivacion ligjor në shkëmbim të sigurimit të votave në favor të Rilindjes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Me dhjetëra raportime për të tilla kërcënime dhe shkarkime vijnë çdo ditë nga çdo kënd i Qarkut Gjirokastër.

Si kryetar i PD Gjirokastër kam një thirrje karshi punonjësve të administratës në drejtoritë vendore apo rajonale, apo dhe punonjësve të agjencive që varen nga të shtatë bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës. Mos i’u nënshtroni këtyre presioneve në këmbim të votës suaj apo familjarëve tuaj ! Mos pranoni shantazhet për largime të paligjshme ! Denoncojini ato në organet e prokurorisë dhe publikisht! PD Gjirokastër ka treguar kur ka ardhur në pushtet, se administratën e ka mbajtur larg preferencave politike dhe ka ecur me parimin e meritokracisë pavarësisht bindjeve të punonjësve të administratës.

Nuk do të ketë asnjë ndëshkim kolektiv apo individual për askënd për ju që jeni pjesë e administratës shtetërore për shkak të bindjeve politike që gëzoni. Kjo është e garantuar dhe premtim i provuar nga ana jonë edhe në të kaluarën. Partia Demokratike dega Gjirokastër, është e gatshme t’u sigurojë asistencë ligjore për mbrojtjen e të drejtave tuaja legale.

Partia Demokratike Gjirokastër ju kujton frymëzuesve dhe ekzekutuesve të këtyre akteve të paligjshme se presioni dhe shantazhi përbëjnë vepra penale të ndëshkueshme nga Kodi Penal. Ne i sigurojmë ata dhe mbarë publikun se nuk do të jetë e largët dita e llogaridhënies para drejtësisë për këto veprime antiligjore ndaj punonjësve pjesë e administratës në drejtoritë rajonale, lokale apo dhe agjencitë që varen nga bashkitë në Qarkun e Gjirokastrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu