Kryetari i Partise Demokratike Gjirokaster Dasho Aliko, ka uruar te gjithe besimtaret gjirokastrite per Festen e Krishtlindjes.
Aliko e nis keshtu urimin e tij ne fb: ”Në këtë ditë të shenjtë, kur çdo besimtar i devotshëm i krishterë ripërjeton lindjen e një bote të re të besimit dhe të mbizotërimit të mirësisë, dashurisë e mirëkputimit, me rastin e Krishtlindjes, i shpreh urimet e mia më të përzemërta besimtarëve të krishterë gjirokastritë.”
Ja urimi i Alikos:
Në këtë ditë të shenjtë, kur çdo besimtar i devotshëm i krishterë ripërjeton lindjen e një bote të re të besimit dhe të mbizotërimit të mirësisë, dashurisë e mirëkputimit, me rastin e Krishtlindjes, i shpreh urimet e mia më të përzemërta besimtarëve të krishterë gjirokastritë!
Krishtlindja është frymëzim dhe burim mendimi e urtësie për të gjithë ne, që sot më shumë se kurdo t’i gjendemi pranë atyre që përjetojnë vështirësi si pasoje e pandemise qe ka shkaktuar dobësi njerëzore, për t’u dhuruar momente qetësie, gëzimi, dashurie e për t’u transmetuar mesazhe shprese e besimi për një jetë dhe të ardhme më të sigurtë e më të mirë.
Gëzuar dhe qofshi të bekuar!!
Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokastër.