Kryedemokrati i Gjirokastres Dasho Aliko, permes nje postimi ne fb i ka bere thirrje te gjithe anetaresise se Partise Demokratike te Gjirokastres, qe te marrin pjese ne votimin e perzgjedhjes se kandidateve per deputete te Qarkut Gjirokaster.

Procesi i votimin do te kryhet diten e diel prej ores 10:00 deri ne oren 20:00 prane Kinoteatrit ”Zihni Sako” ne lagjen ”18 shtatori”.

Ja thirrja e Alikos:

Te nderuar anetare te PD Gjirokaster.

Jemi ne fazen permbyllese te percaktimit te kandidaturave per deputete per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas propozimit te listes se kandidateve ne seksione dhe grupseksione, proces ky i cili kaloi me sukses dhe demokratikisht, anetaresia e PD rrethi Gjirokaster, do te kete mundesine te percaktoje kandidaturat per deputete permes parimit “Një anëtar-Një votë”.

Ndaj ju ftoj te beheni pjese e ketij procesi zgjedhor diten e diele date 27 shtator 2020 prej ores 10:00-20:00 ne Kinoteatrin e qytetit.

Se bashku per te zgjedhur me te miret e ekipit te kandidateve per deputete qe do te na perfaqesojne ne kuvendin e ardhshem.

Dasho Aliko kryetar i PD rrethi Gjirokaster.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu