Përparim Rama ditën e sotme është betuar për të marrë detyrën si kryetar i kryeqytetit, Prishtinë.

Në mbledhjen inaguruese të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, janë betuar anëtarët e rinj të kuvendit dhe kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Nga sot, ne iu përvishemi punëve. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve. Vend plot mundësi, qytet i gjelbër. Me trafik të komunikueshëm e i digjitalizuar. Të nderuar asamblistë, si kryetar i Prishtinës, do të bashkëpunoj me secilin prej jush, për të mirën e kryeqytetit, për Prishtinën”, ka deklaruar kryetari Rama.

Mediat në Kosovë transmetuan një gjest të bukur të Përparim Ramës i cili para se të marrë detyrën ia puthi duart nënës së tij të pranishme në ceremoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu