Kryetari i Bashkise Gjirokaster, Flamur Golemi, ka uruar me rastin e Pashkes te gjithe besimtaret ortodokse gjirokastrite.
Urimin e tij ne fb Golemi e nis me fjalet: Këtë vit urimin për Pashkë po e bëj qëllimisht me disa foto të vitit të shkuar kur isha derë më derë për të çukitur vezët me banorët e izoluar nga frika e Covid.”
Ja urimi i plote i Golemit:
Këtë vit urimin për Pashkë po e bëj qëllimisht me disa foto të vitit të shkuar kur isha derë më derë për të çukitur vezët me banorët e izoluar nga frika e Covid.
Dua të kujtoj edhe njëherë sakrificën e jashtëzakonshme që kemi bërë së bashku përgjatë pandemisë dhe solidaritetin e pashoq që treguam me njerëzit.
Iu jemi gjendur të gjithëve si asnjëherë më parë.
Sot një vit më pas po i rikthehemi normalitetit falë nisjes së vaksinimit masiv të popullsisë. Besojmë në një të nesërme më të mirë ashtu siç na mëson edhe vetë festa e mrekullueshme dhe frymëzuese e Pashkëve.
Të rigjejmë brenda vetes virtytet më të sinqerta të besimit në Zot dhe te njëri-tjetri gjithashtu. Për shumë vjet gëzuar Pashkën! Zoti ju bekoftë!