Mëngjesin sotëm kreu i PD-së zhvilloi një mbledhje me aleatët në selinë blu. Menjëherë pas mbledhjes, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se opozita ka një plan për zgjidhjen e krizës të cilën i ka dërguar edhe kryeministrit Edi Rama. Ai ka theksuar se nëse Rama nuk e zbaton dot të hapë krahun.

“Nuk është një çështje për Bashën apo për Ramën zgjidhja e krizës politike por për vendin.  Ne kemi një plan për t’a nxjerrë vendin nga kriza. Ne keni një plan për Reformën Zgjedhore. Ne kemi një plan, që e kemi çuar këtë plan te Rama, nëse nuk i gatshëm ta zbatojë të hapë krahun se e zbatojmë ne në Prokurori”, u shpreh Basha.

Të pranishëm në mbledhje ishin kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,kreu i PR-së Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kreu i PAA-së, Agron Duka, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi dhe kreu i PDK-së Nard Ndoka. Nuk mungoi edhe analisti amerikani David Philips. Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu