Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli në fjalën e tij para deputetëve në Kuvend, tha se procesi i integrimit vetëm sa u ngadalësua dhe se nuk u shpall një “Jo”. Sassoli tha se rruga e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është integrimi në BE, për të cilin shtoi se shpreson se nuk do të vonohet. Sipas tij, “Jo”-ja në samitin e tetorit i shërbeu Brukselit për të parë dhe kuptuar se shqiptarët janë të vendosur në rrugën e tyre drejt BE-së, ndërsa shtoi se qeveria tregoi se nuk hoqi dorë nga sezoni i reformave, sinjal ky i rëndësishëm, tha Sassoli.

“Kemi bashkëndar edhe një moment tjetër hidhërimi, hidhërimin e të menduarit se procesi i anëtarësimit mund të fillonte, por u ngadalësua. Megjithatë natyrisht nuk u tha një “Jo”, por vetëm sa është shtyrë afati. Në pritje për të fokusuar disa mekanizma mbi metodologjinë dhe për të bërë të mundur një mendim tjetër, një prishje mendje të themi për vendet që kanë rezerva, ne jemi të bindur që kemi një vështrim së bashku për të tashmen. Unë jam këtu për t’ju prirë besimin që të bëjmë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vijojnë rrugëtimin e vet. Të pajtojmë hapësirën gjeografike me hapësirën politike. Për t’u bërë të mundur vendeve tona që të rriten së bashku dhe të rinjve tanë që të kenë një qëllim të përbashkët drejt së ardhmes. Ne duhet ta shohim këtë me optimizëm, kemi një histori për të shkruar së bashku dhe ajo që është shkruar nga 27 vende të BE nuk na mjafton. Ne jemi të bindur se ky stop që u shpall nuk përfaqëson një “Jo”, por një ngadalësim sikurse ndodh shpesh në jetën politike. Patëm mundësinë të shikonim edhe reagimin e institucioneve shqiptare dhe popullit shqiptarë, e kuptuam që nuk doni të hiqni dorë nga sezoni i reformave dhe ky është një sinjal i rëndësishëm. Në vendet tona kemi probleme shumë serioze, pata kënaqësinë të shikoj që disa përvoja nga vendi im mund të jenë të dobishme për vendin tuaj”, u shpreh Sassoli.

Ai u ndal edhe tek marrëveshja e opozitës me maxhorancën për reformën zgjedhore, të cilën e cilësoi “sinjal pozitiv për Shqipërinë”.

“Reforma e shpallur nga qeveria mbart diçka evropiane, mundësinë për të qenë të rreptë, por brenda një kornize të shtetit të së drejtës. Kjo është vështrimi i drejtë për të luftuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. U ngritën disa kritika, por disa vende nuk kanë sulmuar besimin tuaj. Gjithë rajoni po sheh me pritshmëri të madhe drejt një mundësie të një bashkëpunimi më të madh, Shqipëria mund të bëhej edhe për të tjerët një shembull sepse kemi parë të rritet një vend që vë bast mbi pluralizmin, mbi dialogun, ka pse kemi nevojë për Shqipërinë sepse Shqipëria mund të jetë një rezervë e madhe për ne. Urimi im është që negociatat të mund të çelen sa më shpejt, mundësisht përpara Samitit të Zagrebit, më e shumta gjatë Samitit, por sidoqoftë të ndihmoni edhe vendet tjera. Është një gjest domethënë që opozita dhe maxhoranca të mendojnë se e ardhmja është BE. Marrëveshja për reformën zgjedhore është duke e bashkuar vendin dhe ne kemi nevojë për vende të bashkuar”, theksoi kreu i PE.

Kreu i PE dha edhe një mesazh për të rinjtë, ndërsa u shpreh se ata janë e ardhmja dhe se gjithçka duhet të bëhet në ionteres të tyre.

“Gjithçka duhet të bëhet në interes të të rinjve, janë e ardhmja dhe duhet t’i bëjmë të mundur atyre të kenë një vështrim plot besim drejt së ardhmes. Për ne demokracia nuk ka dalë nga moda. Duhet të fuqizojmë sistemet tona demokratike. Si të përshtatim sistemet tona që demokracia të jetë e dobishme për jetën e qytetarit. Atë ditë në këshill 25 qeveri than po dhe vetëm 2 thanë jo, demokracia Europiane nuk mund të bllokohet dhe besoj se duhet të ndreqet, për t’i thënë të gjithëve se demokracia nuk ka dalë nga moda dhe do të na shoqërojë edhe në të ardhmen, ka pse do më pëlqente që të gjitha programet e bashkëpunimit midis sistemeve ton atë arsimit të fuqizohen”, shtoi Sassoli.

Sipas Sassolit, nuk mjafton vetëm integrimi në BE, por e rëndësishme është të fillohet një “rrugë reformash”.

“Do të doja t’i bëja thirrje të gjithë sistemeve shkollore të arsimit, jemi shumë të angazhuar në një debat që ka të bëjë me bilancine BE dhe do të doja që edhe ju ta ndiqnit këtë, ku do t’i shpenzojmë parat gjatë 7 viteve të ardhshme. Në të gjitha programet me sukses të madh do të donim të kishte më shumë ambicie. Nuk do të donim bilance vetëm me shkurtime shpenzimesh, duam ekonomi që rriten, këtu kemi një sfidë, do të jetë i dobishëm edhe reflektimi juaj këtu, se si ta përshtatim axhendën tuja me marrëveshjen e gjelbër Europiane. Të bëhemi lider në ndryshimet klimatike, pa humbur as edhe një vend pune, pa mbyllur asnjë ndërmarrje. Për këtë të gjithë duhet të bëjmë rolin tonë. Nuk mjafton vetëm një BE që tregon objektiva, por që shtet anëtare të përshtaten me to. Kjo është një rrugë e dobishme edhe për reformat që Parlamenti shqiptar duhet të vendosë. Nuk mjafton vetëm të jepet procesi i anëtarësimi, por të fillohet t’i hymë një rrugë reformash dhe ky është basti për të gjithë ne”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu