Kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko, ka uruar arsimtaret per 7 marsin. Njekohesisht pjese e urimit te zotit Aliko ka qene edhe per festen e grave te 8 marsit.

Në këto ditë të shënuara me rastin e 7-8 marsit, në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të PD për Gjirokastrën, gjej rast të rikonfirmoj mbështetjen dhe admirimin tim për veprën emancipuese, humaniste e europianiste të arsimtarëve.

Arsimimi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë varen nga vlerat tona tradicionale të mëkuara me aq dashuri nga mësuesit në shkollë dhe nga prindërit në familje.

Ju arsimtarë, keni një mision fisnik të jashtëzakonshëm, i cili merr një rëndësi edhe më të madhe në Gjirokastrën tonë. Ju edukoni nxënësit tanë që ulen çdo ditë në bangat e klasave tuaja, prej nga ku mësojnë dijet që do t’i përgatisin për një të ardhme gjithnjë e më të mirë.

Ndërsa për ju gra të nderuara të Gjirokastrës sonë, nënat tona, motrat tona të cilat kanë ditur, së pari, të mbajnë familjet, të edukojnë fëmijët, t’i japin kuptim familjes, patjetër dhe t’i japin kuptim shoqërisë, ju shpreh me adhurim gëzuar 8 marsin.

Qofshi të bekuara për jetë-ka mbyllur urimin e tij kreu i PD Dasho Aliko me rastin e 7-8 marsit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu