Kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko ofron ndihme dhe bashkepunim me strukturat shteterore per daljen nga kriza te jugut te vendit si pasoje e COVID-19.

Permes nje deklarate te bere publike pak minuta me pare ne FCB, zoti Aliko ka denoncuar procesin e shperndarjes se ndihmave ushqimore nga te shtate bashkite e qarkut tek familjet e varfera. Sipas zotit Aliko, ky proces ndermerret ne baze te militantizmit partiak dhe jo ne baze te nevojave qe kane familjet e varfera.

Deklarata e plote e kreut te PD Gjirokaster Dasho Aliko.

PD Gjirokastër po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Bashkinë e Gjirokastrës, Libohovës, Dropullit, Tepelenës, Memaliajt, Përmetit e Këlcyrës rreth procesit të vlerësimit të familjeve me të ardhura të pakta dhe që kanë më shumë se kurrdo nevojë për asistencë ushqimore dhe mjekësore. Në kushtet e mungesës së transparencës së mekanizmit sesi funksionon procesi i ndihmave tek familjeve në nevojë, PD Gjirokastër kërkon prej Bashkisë së Gjirokastrës, Dropullit dhe Libohovës, apo dhe të gjitha bashkive në rang qarku, informacion të plotë. Kjo në momentet emergjente në të cilën ndodhet vendi e rrjedhimisht edhe Gjirokastra. Nuk ka një strategji të qartë nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës, Libohovës dhe të Dropullit, Tepelenës, Memaliajt, Përmetit e Këlcyrës sesi duhet të operojnë nëpër familjet e vobekta të cilat në shtatë vjecarin e fundit, numri i tyre ka njohur rritje të pandalshme. Në vlerësimin tonë si PD Gjirokastër të kryetarit të Grupit të Punës në PD Prof.Dr Tritan Shehu dhe në timin personal si kryetar i PD, shtatë bashkitë moniste me kryetarë të emëruar në 30 qershorin e kaluar përmes votimeve moniste, nuk kanë ofruar ndihmë emergjente tek ato familje që kanë më shumë se kurrë nevojë, por ndihmat janë shpërndarë në bazë të rregjistrit partiak.

Informacionet që disponon PD Gjirokastër përmes terrenit, konfirmojnë se procesi i dhënies së ndihmave ushqimore, kryhet nga elementë të lidhur me pushtetin monist dhe kjo bëhet me qëllime të caktuara për përfitime politike duke shfrytëzuar një “resurs” human sic është pandemia botërore e Covid-19. Për t’u dhënë shpresë dhe që ndihmat ushqimore të shkojnë aty ku duhet, kreu i Grupit të Punës në PD Prof.Dr Tritan Shehu ish deputet i PD Gjirokastër dhe unë si kreu i PD Gjirokastër, propozojmë ngritjen e një komisioni emergjent me pjesmarrjen e të gjithë faktorëve politikë vendorë pasi kjo më shumë se kurrë është e domosdoshme në ditët e sotme.

Ngritja e këtij komisioni do të vlerësonte në mënyrë të paanshme furnizimin me ndihma ushqimore apo mjekësore të të gjithë shtresës që ka më shumë nevojë për përkrahje sociale përfshirë edhe komunitetin rom që është i ekspozuar nga Covid-19 dhe kur pushteti vendor në Gjirokastër e ka lënë në mëshirë të fatit. Për të qenë sa më transparent me publikun, PD Gjirokastër vë në dispozicion të gjithë resurset e veta humane për t’i ardhur në ndihmë njerëzve që kanë më shumë nevojë se kurrë pasi kjo do të influenconte në bashkimin e forcave të të gjithë faktorëve politikë vendorë në menaxhimin e situatës në terern pa kurrëfarë përfitimi politik.

Për t’i paraprirë përshkallëzimit të situatës së mundshme, unë si kreu i PD Gjirokastër, vë në dispozicion hapësirën e ish UMB Gjirokastër që është pronë imja për të shërbyer si vend karantinimi për personat që mund të bëhen bartës së Covid-19 dhe që kërkojnë trajtim spitalor. PD Gjirokastër unë personalisht si kryetar i PD së bashku me kreun e Grupit të Punës ish deputetin e PD së Qarkut Prof.Dr Tritan Shehu, jemi të hapur për të bashkëpunuar me faktorët relevantë vendorë për të ndihmuar sa më shumë me qëllim që Qarku i Gjirokastrës të menaxhojë më maksimum situatën e krijuar si pasojë e pandemisë globale.
Për ne shëndeti i qytetarëve është prioritar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu