Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur leter Partise Socialiste, ku i kerkon heqjen e posterave dhe banderolave te vendosura në shkelje të kodit zgjedhor.

“Duke marrë shkas nga fakti i bërë publik i afishimit të dy materialeve propagandistike elektorale, në Bashkinë Gjirokastër, ju kërkojmë të merren masa të menjëhershme për heqjen e tyre”,thuhet në kërkesën e KQZ drejtuar PS-së.

Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit.

Ngelet per t’u pare se cili do te jete reagimi i Partise Socialiste Gjirokaster.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu