Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndëshkime nëse nuk paguhen në kohë tatinmet, sigurimet për punonjësit, energjia elektrike dhe uji, qeveria në Prishtinë po merr masat e para për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të saj.

Edhe pse në një krizë të thellë politike pas rrëzimit në Kuvend të qeverisë Kurti, Kosova po I jep një shembull të mirë edhe qeverisë në Tiranë.

Kosova do të subvencionojë pagat e punëtorëve të mbetur pa punë në nivelin e pagës minimale (jo kredi për biznesin por pagesë direkte) si edhe qeratë deri në 50% të vlerës për biznesin e vogël e të mesëm.

Edhe pse një shtet i sapokrijuar dhe me mundësi ekonomike shumë më të vogla se Shqipëria, jep shumë më shumë ndihma për qytetarët e saj se sa qeveria Rama në Tiranë

Ditë më pare qeveria në Prishtinë vendosi edhe lirimin e pagesave të TVSH-së për të gjitha importet e grurit dhe miellit.

Pa harruar këtu që çmimi i naftës në Kosovë është rreth 90 cent për litër.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu