Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpall zyrtarisht Koronavirusin pandemi.

“Ne jemi së bashku, për të bërë gjërat e duhura me qetësi dhe në mbrojte të qytetarëve të botës”, shprehet shefi I OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Deri tani, në botë numërohen 4373 viktima dhe mbi 121 mijë të prekur.

Sa i përket Shqipërisë, sot u regjistrua edhe viktima e parë, që ishte një zonjë 73-vjeçare në Durrës.

Ku dallojnë endemia, epidemia dhe pandemia?

Një infeksion endemik është një infeksion që është prezent në një zonë gjatë gjithë kohës, nga viti në vit. Një i tillë mund të jetë lija e dhenve, që ndodh çdo vit. Ose në disa pjesë të Afrikës, malaria është një infeksion endemik.

Një epidemi është kur shohim shtimin e rasteve, të pasuar nga një kulm dhe më pas rënia. Ne shohim një epidemi të gripit çdo vit në Britani, kur nisin të shtohen rastet në vjeshtë dhe dimër, një kulm dhe më pas epidemia largohet.

Një pandemi është një epidemi që ndodh kudo në botë, pak a shumë në të njëjtën kohë. Kështu, në vitin 2009, ne patëm një pandemi gripi që nisi në Meksikë dhe ajo epidemi u shpërnda nëpër botë dhe shkaktoi një pandemi gripi.

Si shpërndahet një pandemi?

Njerëzit udhëtojnë nëpër botë dhe është e mundur që infeksioni të qëndrojë në vendet ku ka mbërritur. Kështu krijohet pandemia.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu