Kryeministri Edi Rama, me anë të një video-mesazhi në Facebook, zbuloi fazën e dytë të strategjisë së luftës ndaj koronavirusit.

‘Faza dy e strategjisë së luftës ndaj armikut të padukshëm nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera, por pak më e ndryshme taktikisht. Duhet të jemi të vëmendshëm derisa të dalë vaksina. Normaliteti ynë i ri nuk do të ngjajë me atë para virusit.

Nuk duhet të shkelim më në shtëpitë e njëri-tjetrit pa u zhdukur armiku, por as nuk mund të rrimë më mbyllur pa mundur të gjenerojmë të ardhura për familjen. Do të hapemi kudo, por me kujdes dhe jo kudo njësoj dhe njëkohësisht’, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë sqaroi më tej: ‘Ne hyjmë në grupin e vendeve më të suksesshme në dy parametrat kryesorë: numri i të vdekurve për 1 milion banorë dhe numri i të sëmurëve në terapi intensive në raport me numrin e të infektuarve. Vala e goditjes nuk ka qenë kudo e njëjtë, që do të thotë se nëse hapemi kudo njësoj dhe njëkohësisht, do të zgjerohet goditja e armikut dhe do të ktheheshim të gjithë mbrapa. Për shembull, në Gjirokastër dhe Dibër do të ketë më shumë lehtësim masash, ndërsa në Krujë, Tiranë apo Durrës, lehtësim të moderuar’.

‘Edhe fashat orare nuk do të jenë njësoj si në zonat me rrezik të lartë, ashtu edhe në ato me rrezik të ulët’, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu