Te “trimerohesh” e humbesh kohe perpara koronavirusit eshte veper kriminale.
Eshte nje pergjegjesi e rende e Qeverise per kete humbje kohe qe prej janarit pa marre masa te efekeshme kunder epidemise.- Ky eshte fillimi i postimit ne fb te ish ministrit te shendetesise Tritan Shehu. Me tej Shehu thekson se ”Kujdesi i yne paresor, baza e prevenimit dhe e dedektimit te hershem eshte i corganizuar me mungesa edhe ne dorreza, dizifektante, maska, cizme, bluza a veshje speciale, etj, duke demtuar punen e shtuar rrezikun per personelin shendetesor.”

Ja postimi i plote i Shehut:

Nderkaq ky virus eshte perhapur kudo ne Europe, pervec Shqiperise e Moldavise, te fundit ne Kontinent per sistemin shendetesor, qe se bashku me Afriken Qendrore “nuk kane” raste te identifikuara… domethenese kjo!
Une nuk besoj se propaganda e “trimerimet” e Rames me “sigurite” astrologjike te disave te mbrojne, ndersa Liderat boterore publikojne masat konkrete disa here ne dite.
ShBA dislokoi 8,3 Miliard $ per kete urgjence, Italia 7,5 Miliard, Rilindja vetem 1 Milion po nga shendetesia, qesharake!
Kujdesi i yne paresor, baza e prevenimit dhe e dedektimit te hershem eshte i corganizuar me mungesa edhe ne dorreza, dizifektante, maska, cizme, bluza a veshje speciale, etj, duke demtuar punen e shtuar rrezikun per personelin shendetesor.
Italia po dyfishon ne pak dite kapacitetet e personelin e Reanimacioneve me investim 1 Miliard E sepse mbi 10% e te prekurve kane nevoje per trajtim intensiv qe mortaliteti te qendroje reth 4%, ndryshe kalon 20%.
Kapacitetet tona rezerve ne reanimacion e vecanerisht per asistencen e domosdoshme respiratore jane pothuajse “Zero”, sepse dhe ajo pak qe disponojme (reth 130 respiratore), ose eshte e bllokuar me paciente te tjere, ose ka probleme.
Italia ka organizuar 6500 vende karantine nga ushtria, ka thirrur dhe 5000 mjeke pensioniste, Gjermania ka mobilizuar 2000 spitale, 170000 qendra ambulatore, 20000 farmaci etj ndaj kesaj epidemie, ne flasim vetem per spitalin infektiv me reth 35 dhoma (dhe keto me te semure te tjere), 4 shtreter terapie intensive, nje shtepi pushimi!
Kudo po shumefishohen kapacitetet laboratorike per te qene sa me afer rasteve, po implementohet kontrolli i dyfishte e riperseritja mbas 3-5 dite per negativet, ne Shqiperi vazhdojme me nje numer te pa perfillshem ekzaminimesh vetem ne IShP pa asnje transparence, pa dubel kontroll, me te gjithe laboratoret ne vend jashte mobilizimit si pasoje e dy PPP-ve.
Keshtu na ngel te shpresojme te Perendia, se po te jete per veprimet e kesaj Qeverie “trimash”….., kur duhet nje strategji te qarte, transparente, gjtheperfshirese.

Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu