Ndërsa apeloi për shtimin e rasteve të testimit dhe analizave seriologjike, mjeku i njohur Pëllumb Pipero pranoi se fundi i epidemisë së COVID 19 ka nisur edhe në Shqipëri.

Por kjo shtoi mjeku, nuk do të thotë se nuk duhen respektuar masat e marra nga qeveria me qëllim frenimin e përhapjes së këtij virusi.

‘Fundi i kësja epidemie ka filluar, në këtë pikë është e domosdoshme njohja dhe monitorimi i situatës, që qytetarët të respektojnë vendimet e qeverisë. Ju them të gjithëve sa kohë nuk kemi mjekim të certifikuar dhe një vaksinë, e vetmja mundësi për të shmangur rastet, për të ulur kurbën për të mos përmbytur kapacitetet shëndetësore është respektimi i masave të qeverisë. Është esenciale të durojmë edhe pak’, tha ai.

Por kur do të mund të kemi masa të lehtësira të lëvizjes, pra një hapje më të madhe? Pipero u shpreh shpresëplotë se: Gjysma e majit na gjen shumë më të çliruar se gjysma e prillit’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu