Nga Profesor Doktor Tritan Shehu

Task sot deklaroi kolapsin e shtetit ndaj koronavirusit!
Po degjoj tashti Task qe per here te pare flet sikur virusi te kete hyre ne Shqiperi e jep te kuptohet se strategjia do bazohet kryesisht te “vete izolimi” ne shtepi per te dyshuarit e rastet jo te renda, qendrim ky qe per ne do te thote disfate e shtetit e pasoja te pa llogarieshme.

Ne fakt kjo strategji perdoret ne dy nivele vendesh:
1– Ne vendet e pazhvilluara per shkak te mos ekzistences se strukturave shendetesore si Karantina speciale, klinika etj, me pasoje kontaminime te pa kontrolluara e perfundime thellesisht negative, ku shteti heq pergjegjesite e tij dhe masivisht te kontaminuarit a dyshuarit lihen ne meshire te fatit.

2–Ne vendet shume te zhvilluara, por aty ne menyre shume selektive kjo e me kushte qe: A) i izoluari te kete mundesi te jetoje vetem ne shtepi (jo me familje). B)te kete nje nivel te konsiderueshem edukimi, kushtesh financiare e pergjegjeshmerie. C) ai vend ku zbatohet kjo taktike duhet te kete nje nivel te larte organizimi te Kujdesit Paresor e Epidemiologjik, qe kontrollet e vazhdueshme e trajtimet tu kryhen me perpikmeri nga ato sherbime ne shtepi.

Nga te dhenat qe jane per sistemin tone shendetesor e ate paresor, ne fakt i perkasim grupit te pikes se pare, kolapsit te shtetit.
Ne vendin tone duhet nje qendrim shume aktiv me qendra karantine te organizuara, shtreter spitalore infektive te pajisur ne qendrat kryesore te vendit. me rreth 200 poste reanimacioni si fillim, ne gadishmeri e te destinuara, disa laboratore te specializuar etj, qe kerkojne nje investim fillestar mbi 30 M E urgjent e mobilizim total te kapaciteteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu