Përhapja e koronavirusit ka çuar në një rritjen e shitjeve të maskave edhe në vendin tonë. Sipas farmacistëve nëse do të kemi këto ritme të kërkesës së qytetarëve rrezikojmë të kemi mungesë duke qenë se disa nga depot kanë mungesë pasi i kanë shitur në vendet ku ka më shumë rrezik.

Edhe pse në Shqipëri nuk ka asnjë rast të evidentuar qytetarët kanë filluar të përdorin maskat mbrojtëse.

Burimet bëjnë me dije se në farmacitë e vendit tonë deri më tani nuk ka pasur mungesë për masat mbrojtëse, por nëse numri i kërkesave vijon me këto ritme, atëherë mund të kërkohet furnizim i ri.

Problem mbetet fakti se në disa nga depot farmaceutike të kontaktuara ka mungesë të maskave mbrojtëse, pasi një pjesë e mirë janë shitur në Itali.

Farmacistët shprehen se janë dy lloj maskash ato N95, që përdoren kundër tymit apo ndotjes së rëndë, dhe maskat kirurgjikale.

Maskat filluan të përdoren në masë që pas shpalljes së emergjencës nga OBSH duke bërë që të shitet një sasi shumë e madhe dhe vende të ndryshme të kenë mungesë të tyre. Në vendin tonë nga 5 lekë çmimi i një maske ka shkuar në 10-20 lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu