Rreth 100 shtetas shqiptare jane bllokuar ne keto momente ne territorin grek ne Kakavije. Lajmin e konfirmojne burimet zyrtare nga Pika Kufitare e Kakavijes.

Shtetasit shqiptare kane ardhur permes dy autobuzeve te linjave greke te udhetimit prej qyteteve te ndryshme te Greqise me qellim kthimin ne atdhe. Hyrja permes Kakavijes pritet te behet konkrete permes nje aprovimi qe do te jape Ministria e Shendetesise e Shqiperise, autoriteteve policore Kufitare per hyrjen ne vend te 100 shtetasve shqiptare qe ngelen te bllokuar ne territorin grek pas nje urdheri prej Ministrise se Jashtme Shqiptare, e cila kufizon levizjen ne drejtim te Shqiperise te gjithe personave.

Ardhja e 100 shqiptareve shihet si nje rrezik potencial ne rritje per sigurine nga COVID-19 per banoret ne Shqiperi. Nuk dihet origjina e tyre por shumica mesohet se jane nga zona jashte territorit te Qarkut Gjirokaster. Nese do te lejohet te hyjne, ata do t’i nenshteohen procedurave standarte kontrolluese ne hyrje te Shqiperise nga inspektoret e NJVKSH dhe me pas nenshkrimi i nje deklarate qe legjitimon karantinimin 20 ditor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu