Policia e Shtetit dhe ajo Ushtarake do të dalin nga dita e sotme në rrugë për të kontrolluar me postblloqe për persona që 14 ditët e fundit kanë ardhur nga Italia e Greqia, apo zona të prekura dhe që janë në rrugë kur ndërkohë duhet të ishin të vetëizoluar për shkak të koronavirusit.

Nga ana tjetër, Edi Rama ka paralajmëruar gjobë 5 mijë euro për këta persona nga dita e nesërme.

‘Nuk po vjen fundi i botës, por vetëm të vetërrethohemi për disa javë me muret e izolimit nga kontaktet e përditshmërisë sonë. Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo Greqia, ose zona të tjera të prekura të vetëizolohen në shtëpinë e tyre.

Nga sot do dalë në rrugë një formacion i përbashket i Policisë së Shtetit e asaj Ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do ndalojnë e verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit që ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë.

Nga nesër kush prej tyre do kapet do dënohet me 5 mijë euro gjobë. E do ndalohet të largohet nesër në Itali nëse s’do ketë paguar gjobën’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu