Koreja e Veriut ka “çuditur” sërish botën me vendimin më të fundit në lidhje me veshjen. Bëhet fjalë për ndalimin e xhaketave prej lëkure dhe tashmë ato do t’i veshë vetëm lideri suprem Kim Jong Un. Radio Free Asia raportoi, duke cituar burime në vend se autoritetet në Korenë e Veriut janë shprehur se është mungesë respekti që njerzit e thjeshtë të vishen njëlloj me liderin suprem.

Për këtë arsye parashikohen edhe policë që do të patrullojnë në rrugë dhe do të monitrorojnë njerëzit dhe atyre që kapen me pallto, do iu konfiskohen. Xhaketat prej lëkure u bënë të njohura në vend në vitin 2019 kur Kim u shfaq në TV duke veshur një të tillë. RFA deklaroi se fillimisht, palltot prej lëkure të vërteta importoheshin nga Kina dhe ishin të njohura në mesin e të pasurve që mund të përballonin çmimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu