Njesoj si dikur ne kohen e Enverit ne Shqiperi, ku nuk lejoheshin pantallonat kauboy, floket e gjata, mjekra, dekoltete e minifundet, ashtu po ndodh sot ne Korene e Veriut nga Kim Jong-u.

Keshtu, me ligj te porositur nga Diktatori Kim Jong, tashme ne vendin komunist nuk do të lejohen xhinset e ngushta, piercing në buzë dhe disa modele flokësh.

Tashme trendet e modës thuhet se janë në mesin e një liste të tërë stilesh të ndaluara nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, në një përpjekje për të ndaluar ndikimin e stilit të jetës perëndimore ‘ekzotike dhe dekadente’.

Duhet theksuar se më herët, Jong-un ka ndaluar edhe xhinset e ngushta, bluzat me parulla dhe piercing në hundë, pasi synon të ushtrojë kontroll edhe më të rreptë mbi shoqërinë e Koresë së Veriut për të parandaluar që një ideologji ‘kapitaliste’ të fitojë një këmbë në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu