Profesori dhe publicisti i njohur, Edmond Tupja, ka publikuar një shkrim, ku komenton përhapjen e koronavirusit, virusit vdekjeprurës kinez, i cili deri më tani ka marrë 362 jetë njerëzish dhe po tmerron botën. Me ironi, Tupja shkruan se ekziston një tjetër virus akoma më i fuqishëm, që do ta bëjë pluhur e hi koronavirusin kinez.

Sipas tij, bëhet fjalë për “koramavirusin”, falë të cilit, shumë shqiptarë, nga ata më të zgjuarit e më të shkathëtit, u shëruan nga skrupujt, nga vrasjet e ndërgjegjes, u shndërruan si me magji në specialistë punësh sekrete, zunë poste të rëndësishme, u bënë ministra, gjyqtarë e prokurorë, kryetarë bashkish e komunash, nisën të pasuroheshin për të mirën e vendit, të Bashkimit Europian e të mbarë botës së globalizuar; nga ana tjetër, shumë të huaj – diplomatë, të dërguar të posaçëm organizatash, forumesh e strukturash ndërkombëtare etj.

Shkrimi i plotë:

I frikshëm i quajturi Koronavirus, përhapja e rrufeshme e të cilit në Kinë e tashmë përtej kufijve të saj, po trondit prej disa javësh mbarë, që prej disa dekadash e kemi kuptuar se nuk jemi të paprekshëm jo vetëm nga fatkeqësive natyrore (si tërmetet e përmbytjet, ndër të tjera), por edhe nga fatkeqësitë socialekonomike (si papunësia masive, emigrimi masiv i të rinjve dhe ai i kuadrove me arsim të lartë, si korrupsioni galopant dhe trafiqet e paligjshme, ndër të tjera), pra e kemi kuptuar se globalizimit të pandalshëm nuk kemi si i shmangemi dot.

Në këtë kontekst, nuk besoj se lexueset dhe lexuesit e mi të respektuar do të më cilësojnë fatkeqësindjellës po të pohoj me plot gojën, por me dhimbje të thellë në shpirt, se Koronavirusi përbën një rrezik të tmerrshëm për të gjitha e të gjithë sa jemi, sepse do të vijë një çast kur ai do të shfaqet në gjirin tonë, ashtu siç sapo është shfaqur në Italinë fqinjë, kur disa qindra mijëra nga bashkatdhetaret e nga bashkatdhetarët tanë jetojnë e punojnë atje dhe vijnë shpesh në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu