Nga Stiljano Rrushaj

Bashkia Elbasan së fundmi lancoi një nismë për të mbjellë një mur të gjelbërt në mënyrë që të ulet ndotja në qytet.

Në një vështrim të parë nisma ka qasje ambjentaliste dhe është pozitive, por së paku tre arsye e bëjnë atë absurde.

  1. “Muri i gjelbërt do të ulë ndotjen dhe emetimin e gazrave të industrisë ” kështu u shpreh Z. Llatja në 4 Shkurt kur prezantoi projektin. Ndërkohë me një logjikë normale është absurde të mendosh se një mur rreth kompleksit industrial të qytetit do të parandaloj ndotjen. Këtë gjë pranoi Z. Llatja.

Ndërkohë në Elbasan ekziston një mur betoni dhe gjendet rreth 3 metra poshtë nivelit të Parkut disa miliardësh lekë të qytetit. Në fakt është një mur kanal gjarpërues në dy skaje të parkut që poashtu ka një sërë skulpturash art-modern prej betoni, aq sa elbasanasit nuk I thërrasin me emrin e vjetër Parku Rinia, por Parku i Betonit.

  1. Vetë nisma duket si një klishe tashmë. Dejavu do të thonin disa të asaj cfarë u trumpetua 4 vite më parë prej Z. Veliaj si politika më avangarde për zbutjen e ndotjes së Tiranës kryeqytet. Kështu Eri në fillim premtoi ndërtimin e Parkut Orbital reth e qark Tiranës nëm mënyrë që ulte clirimin CO2 në ajër me disa herë nga aktualja. Më pas u zotua se do të ishin jo 1 por 2 milion por kësaj radhe premtimi shkonte deri në 2030.

Absurdi i nismës së Veliajt qëndron në faktin se si cdo politikë tjetër e tij është një kopje e shëmtuar e marrë nga dikush tjetër. Logoja e Tiranës një kopje, Gjuha e trupit të tij një kopje, Parku Orbital një kopje por dhe shumë e vjetër.

III. Llatja kopjon Veliajn dhe Veliaj ka kopjuar Kazakistanin. Pikërisht në vitin 1997, me shndërrimin e Astan kryeqytet i vendit nisi mbjellja ambicioze për kohën e 1 milion pemëve si “Unazë e Gjelbërt” në mënyrë që të zbutej klima e acratë përgjatë muajve të dimrit. Nisma në fjalë ende e pa përfunduar prej 20 vitesh ka krijuar një unazë të mirëfilltë rreth kryeqytetit të ri. Sipas artikullit në “The Guardian” sipërfaqja e mbjellë do të shtohet nga 80 mijë hektarë në gati 100 mijë hektarë deri në 2020 me një pyllëzim prej 5 mijë pemësh në vit kryesisht halor dhe një kosto vjetore prej 2 miliard tenge ose (£4.5m).

Për të kuptuar absurdin e Veliajt dhe ndoshta dhe të Llataj kur të zbardhë sa milion pemë do të mbjellë duhet të shohim shifrat në Kazakhistan. Për 1 milion pemë janë dashur 100 mijë hektarë ose `1000 km2, aq sa është edhe sipërfaqja e Prefekturës së Tiranës. Pyetja që lind është, po për 2 milion pemë sa Tirana duhen mbjellë??!!

Shpresojmë vetëm që pas 20 vitesh Tiranës dhe Elbasanit mos i ndryshohet emri si nga Astana në Nur Sultan (emri i presidentit të parë Kazak) për pyllëzimin 1 milionësh pasi më pas ato do të njiheshin si Lali City dhe ndoshta G-City.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu