Konsorciumi shqiptaro-spanjoll V “Proskene Conservation & Cultural Heritage” & “Cultural Heritage without Borders” ka fituar tenderin prej 257 mijë euro, për rikontruksionin e Kalasë së Gjirokastrës.

Sipas detajeve të shpalljes së tenderit nga autoriteti kontraktual FSHZH, në garë morën pjesë 9 kompani , nga ku 3 përmbushnin kushtet e ofertës dhe ku u shpall konsorciumi shqiptaro-spanjoll fitues.

Puna do të konsistojë nëIdentifikimin, Hartimin e masave me përparësi për të adresuar shqetësimet urgjente të sigurisë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës, por nuk jepen detaje për kohën e zhvillimit.

Rikostruksioni i Kalasë së Gjirokastrës është pjesë e investimeve që po realizohen në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik në Shqipëri” i financuar prej Ëorld Bank Group. Projekti synon të luajë një rol kyç në orientimin dhe demostrimin e dobisë që kjo qasje inovative e integruar ka për zhvillimin rajonal dhe mundësitë që krijon për adresimin e një sërë objektivash që janë edhe pjesë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Territorit.

Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik shenjon një hap të rëndësishëm në dobi të qytetarëve, që kombinon vëmendjen ndaj realiteteve urbane në vend me përpjekjet për të rritur kontributin e sektorit të turizmit në ekonomi.

I financuar prej Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare, ky projekt që arrin një kosto prej 63.8 milion euro, do të synojë:

i.      përmirësimin e infrastrukturës urbane
ii.     rritjen e vlerës së aseteve turistike
iii.    forcimin e kapaciteteve institucionale për mbështetjen e zhvillimeve
ekonomiko-sociale që lidhen me turizmin

Projekti do të përqendrojë aktivitetin në qytetet e Beratit, Gjirokastrës, Përmetit e Sarandës, por pjesë e aktivitetit do të jenë edhe destinacione të tjera turistike që plotësojnë këtë itinerar kaq të larmishëm të Shqipërisë jugore.

Projekti klasifikohet si i kategorisë B në kategorizimet e Bankës Botërore, ç’ka nënkupton se ndërhyrjet e ndërmarra në kuadër të tij nuk duhet të kenë ndikime të pakthyeshme sociale apo mjedisore. Punimet do të tentojnë të mbivendosen në gjurmët ekzistuese të infrastrukturës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu