Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, Gjon Fusha u konfirmua në detyrë të premten.

Procesi i vetingut për prokurorin Fusha u krye nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.

Gjatë seancës dëgjimore në KPK, prokurori Fusha u përball me dy raporte të ndryshme të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, të cilat hidhnin dyshime mbi hetimin e dy çështjeve penale.

Zhegu sqaroi se nga ana e prokurorisë së Gjirokastrës ishin dorëzuar dy procedimet penale për të cilat DSIK ka ngritur dyshime për paligjshmëri të kryera nga prokurori Fusha. Bashkëshortja dhe njëkohësisht përfaqësuesja ligjore e prokurorit Fusha, Anxhela Fusha e quajti të drejtë vlerësimin e parë të DSIK-së, ndërkohë që u ndal gjatë në qëndrimin e tyre ndaj raportit të dytë që konstaton papërshtatshmërinë.

Ajo renditi disa çështje të përfaqësuara prej bashkëshortit në cilësinë e prokurorit të Apelit Gjirokastër për të cilat tha se mund të kishin lidhje me konstatimet e DSIK. “Ai ka zbatuar vetëm ligjin. Kush e lexon në mënyrë të njëanshme konstatimin e DSIK mund të ngrejë dyshime,” tha ajo.

Hetimi administrativ nuk gjeti probleme të pasurisë, ndërsa prokurori Gjon Fusha mori vlerësim pozitiv për profesionalizmin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu