Nga Irena Beqiraj

Demokracite ne te gjithe globin jane prekur nga te pakten shtate plage. Parti te gerryera pa vizion. Qytetare qe nuk besojne me njeri- tjetrin. Mendimi ndryshe perjashtohet. Votuesit humbin interesin. Politikanet rezultojne pa dallim te korruptuar. Te pasurit lehtesohen nga pagimi i taksave. Eshte thelluar bindja se demokracia jone moderne prodhon pabarazi.

Nuk e di sa nga ju kane degjuar per Torres, nje komune ne Venezuelen perendimore me nje popullesi me pak me pak se dyqindmije banore,dhe nje elite e vogel kishte drejtuar per qindra vjet deri ne vitin 2004. Ishte nje mjedise pa gjasa per revulucion. Megjithate ne Torres mund te gjenden pergjigje per disa nga pyetjet me urgjente te kohes sone. Si mund te rivendosim besimin ne politike? Si mund ta frenojme valen e cinizmit ne shoqeri?

Si mund ta shpetojme demokracine tone? Historia fillon me 31 Tetor 2004. Dita e zgjedhjeve. Dy kandidate kundershtare garuan per kryetarin e komunes se Venezueles Javier Oropeza, nje pronar i pasur i tokave i mbeshtetur nga media, dhe VValter Cattivelli, i cili mbeshtetej nga partia ne pushtet e presidentit Hugo Chavez. Asnje nuk ishte zgjidhje. Oropeza ose Cattivelli ne te dyja rastet, politikanet e korruptuar do te vazhdonin te drejtonin shfaqen. Asgje nuk linte te kuptohej se ndryshimi ishte i mundur.

Ne fakte, ishte nje kandidate tjeter, megjithese nuk permendej shume Julio Chavez ( pa asnje lidhje me Hugo Chavez) perkrahesit perbeheshin nga nje pjese e vogel studentesh, bashkepuntore dhe aktiviste te sindikates. Platforma e tij e cila mund te permblidhej ne nje fjali te vetme, ishte naive per te qeshur. Nese ai zgjidhej kryetare, Julio do t’ua dorezonte pushtetin qytetareve te Torres. Kundershtaret e tij nuk u shqetesuan ta mernin seriozishte. Askush nuk mendoi se ai kishte ndonje shanc. Ate te diel Tetori me vetem 35.6 per qind te votave ne kete gare me tre kandidate. Julio Cha’vez u zgjodh kryetari i bashkise se Torres.

Eshte koha, njoftoi kryetari i ri, ” per nje demokraci te vertete. Koha per takime jashte zyrave me kafe te vaket, ndriçim fluoreshence dhe burokracie te pafund. Koha per t’u qeverisur jo nga nenpunesit publike dhe politikanet e karrieres, por nga qytetaret e Torres. E mbajti fjalen. Rreth pesmbedhjete mije njerez japin kontribut ne hartimin e politikave te bashkise dhe buxhetin e saj dhe takimet mbahen çdo vite ne 560 lokacione ne te gjithe bashkine. Te gjithe jane te mirepritur te paraqesin propozime dhe te zgjedhin perfaqesuesit e tyre.Bashkia se bashku me njerezit e Torres vendosin se si te ndajne milionat e mbledhura nga taksat.

Brenda dhjete viteve te zgjedhjes se Julio Cha’vez, Torres beri progresin e nevojshem i cili pritej per disa dekada. Siç demostroi nje studim i universitetit te Kalifornise, Korrupsioni dhe klientelizmi ishin zvogeluar dhe popullesia po merrte pjese si kurre me pare.

Ajo qe ndodhi ne Torres ishte nje iniciative e mbeshtetur mbi nje pamje thelbesore te ndryshme te natyres njerezore, e cila nuk i sheh njerezit si te vetekenaqur, nuk i konsideron thjeshte votues te zemeruar, qe presin te drejtohen, por perkundrazi supozon nje qytetare konstruktiv dhe me ndergjegjeje eshte brenda secilit prej nesh. Demokracia e ofruar ne bashkine e vogel ne Venezuele ishte nje kalim nga cinizmi te pjesmarrja, nga polarizimi te besimi, nga perjashtimi tek perfshirja, nga korruosioni tek transparenca, nga interesi personal te sodariteti, nga perqendrimi i pushtetit te ndarja e tij.

Ne te vertete eshte cilesuar nje nga levizjet me te medha te shekulkit njezet e nje- por ne nuk kemi degjuar ndonjehere per te. Pasi nuk perben lajm. Rrallehere angazhimi qytetare ne politiken e perditshme perben lajm. Pasi qytetaret e thjeshte nuk kane magjine terheqese te yjeve te politikes, te cilet shpenzojne para, fushata, blejne opinioniste per te zene çdo dite televizionet tona duke na ofruar debatin e zhurshem dhe negativ,duke na krijuar cdo dite e me shume perceptimin se jemi pa shprese dhe duhet gjithmone te zgjedhim te keqen me te vogel.

Mbase ka ardhur koha qe Torres edhe pse e vogel dhe e larget te n’a shtyje te mendojme ndryshe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu