Avokatja e ”Shihemi ne Gjyq” ne tv klan Eni Çobani, ka thyer bojkotin e avokatëve.

Burime bëjnë të ditur se Çobani ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Faktit ne Përmet.

Ky vendim i Eni Çobanit bie në kundërshtim me Dhomën e Avokatisë, pasi avokatët në të gjithë vendin kanë 1 muaj që po bojkotojnë seancat, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore.

Avokatët e Përmetit janë përplasur me avokaten Çobani në hyrje të gjykatës, por ajo ka hyrë në godinë duke thyer bojkotin.

Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër, ku pjesë janë edhe avokatët e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit dhe i ka dërguar Komitetit të Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë një ankesë ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licensës.