Komisioneri për Menaxhimin e Krizave në Bashkimin Europian, Janez Lenarçiç, u takua me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, komisioneri tha se kanë një kusht të panegociueshëm për ndihmat që do të vijnë nga BE.

“Ka një kusht thelbësor: vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie. Kjo do të jetë e rëndësishme, faza e vlerësimit të dëmeve”, tha ai.

Më pas, ai i tha Ramës se ka një lutje për të ardhmen.

“Do t’ju inkurajoja që të shihnit këtë pjesën e rindërtimit në një këndvështrim më të gjerë, duke përfshirë edhe përmirësime në fushën e parandalimit dhe parapërgatitjes, dikur dhe do Zoti sa më larg të jetë e mundur, por do të ketë tërmete”, tha ai.

Menjëherë ndërhyri Rama, që gati sa nuk e akuzoi për përhapje paniku.

“Aman ju lutem mos e thoni se do të ngelet në lajme, jo nuk do të ketë tërmete fare. Natyra bën të sajën, por ajo që thatë ju në lidhje me planin është tërësisht thelbësore, kemi pasur përmbytje që kanë shkaktuar dëme të mëdha, edhe ato janë fatkeqësi natyrore, e do të ishte mendjelehtësi nëse nuk do ta mendonim. Ne nuk parandalojmë tërmetet, por duhet të parandalojmë dëmtimet e shumta. Këtu situata është e tillë, njerëzit janë shumë të tensionuar dhe nën presion”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu