Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi thotë se çështja e koalicioneve është shumë e rëndësishme dhe nuk mund të pengohen me anë të një ligji.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Varhelyi tha se për BE-në, kjo çështje është shumë e rëndësishme.

“Sa i përket reformën zgjedhore, ne po analizojmë votën e Kuvendit. Duke u bazuar te debati politik përpara dhe gjatë procesit të votimit, duket se ka të bëjë me një çështje që e thashë edhe dje. Për sa kohë që koalicionet paszgjedhore nuk parandalohen, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione para dhe pas zgjedhjeve. Shpresojmë shumë që pas marrëveshjes së 5 qershorit, shpresoj që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje”-, theksoi ai.

Komisioneri tha se është vendimtare sundimi i ligjit dhe klima e investimeve në vend, duke apeluar për një gjyqësor të pavarur.

“Na duhet të shikojmë që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të jenë në punë”, nënvizoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu