Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD-LSI për marrjen e provave shtesë nga institucionet për zgjedhjet e 25 prillit dhe shpalljen e tyre të pavlefshme.PD e LSI e çuan çështjen e 25 prillit në Gjykatë dhe e kanë nisur me Gjirokastrën.

Ivi Kasoi kërkoi në Kolegj Zgjedhor që të merren në konsideratë 16 prova të cilat nuk i mori KAS.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor, Ivi Kaso reagoi për mediat menjëherë pas dhënies së vendimit të Kolegjit për rrëzimin e kërkesës së PD për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës. Kaso tha se PD nuk është dorëzuar dhe do e ndjekë këtë rrugë deri më fund.

Sipas tij, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, refuzuan të jepnin një vendim objektiv dhe transparent.

“Nuk do të heqim dorë nga transparenca nga ky proces elektoral, që ka qenë më e ndikuar nga interesat e mazhorancës, që nuk lejonte shqiptarët të votonin të lirë. Beteja për transparencë është shumëpalnëshe, kemi zhvilluar në planin administrativ, në KAS dhe KQZ, do të bëhet në rrugë penale, mund të zhvillohet në rrafshe të tjera Kushtetuese, sepse shkeljet që ne kemi prekur janë shumëpalëshe.

Çdo veprim i tyre, në mos sot do të vihet përpara shërbimeve ligjzbatuese dhe të gjithë do të japin llogari për procesin e 25 prillit. LSI dhe opozita nuk pranon një vendim të dhënë për këto shkaqe. Nuk ka se si pranon faktin, që lënia e një vendimi kaq të shkurtër të pranohet nga ana jonë. Në këto zgjedhje janë formuluar kaq shumë kërkesa dhe prova se në zgjedhjet e tjera. Anëtarët e KAS e kanë pasur shumë të lehtë për të marrë kërkesat për provë dhe t’i shqyrtonin ato, për të dhënë vendime objektive”, tha Kaso.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu