Vendimet e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve kundër përsëritjes së zgjedhjeve në 9 qarqe e kanë zhvendosur 25 prillin nga KQZ-ja në Kolegjin Zgjedhor.

Të hënën në orën 10:00, Gjirokastra do të jetë e para, e cila do të merret në shqyrtim nga 5 gjyqtarët, ku koalicioni PD-AN, LSI dhe kandidati i Vetëvendosjes Kreshnik Mërxhani do të kërkojnë rrëzimin e vendimit të KAS-it, shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

Selia blu pretendon se masakra elektorale është kryer para datws 25 prill duke akuzuar drejtuesit politik të PS se në bashkëpunim me eksponentë të krimit kanë blerë votat, si dhe kanë vënë në dispozicion të mazhorancës të gjithë shtetin.

Por KAS e ka refuzuar kërkesën e PD për të marrë informacione nga institucione shtesë, që sipas opozitës do të dëshmonte se si Rama së bashku me ekipin e tij morën mandatin e tretë.

Ndërsa partia e Monika Kryemadhit, e cila në Gjirokastër nuk arriti të merrte mandat, akuzon qeverinë dhe komitetin e ekspertëve se me vendimin për të lënë në karantinë dy javore çdo qytetar që kthehej nga greqia ka ndikuar në rezultatin e LSI në bashkinë Dropull.

Në të njëjtën orar me Kolegjin, Komisioni i Ankimimve dhe Sanksioneve do të shpallë vendimin për 3 qarqet e fundit të ankimuara nga subjektet politike, Elbasanin, Fierin dhe Korçën, për të cilat kërkohet përsëritja e zgjedhjeve.

Nga 15 ankimime KAS ka pranuar vetëm rinumërimin e disa QV në qarkun e Beratit dhe Durrësit, të kërkuara nga LSI, por vendim që në fund të procesit nuk ndikoi në rezultat duke e lënë këtë parti pa mandate në këto dy qarqe.

Burimi: Ora News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu